Site icon Telegrafi

Veç tre kandidatë në garë për kryetar të Podujevës

Në orën 18:00 ka përfunduar afati për aplikim për certifikim te subjekteve politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës, në të cilat do të garojnë tri parti politike.

Gjatë ditës së sotme kanë dorëzuar aplikimet për certifikim nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi për informim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar për kandidatët e këtyre tri partive që garojnë në zgjedhjet e 15 marsit.

“KQZ njofton se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës më 15 mars 2020. Lista e subjekteve politike me kandidatët që aplikuan gjatë këtij afati (8 shkurt – 17 shkurt) është si në vijim: Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidat Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin dhe PDK me kandidat Naim Fetahun”, tha Elezi, për KP.

Elezi tha se pas përmbylljes së afatit për aplikim, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjitha këto aplikime dhe do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikim.

“Pas përmbylljes së periudhës së aplikimit, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjitha këto aplikime dhe pastaj do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë subjekti politik. Sipas planit operacional të miratuar nga KQZ deri më 25 shkurt KQZ përmbyllë procesin e certifikimit”, tha Elezi.

Fushata zgjedhore në Podujevë fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars.

Këto zgjedhje organizohen pas zgjedhj es për ministër të Agim Veliut, i cili ishte kryetar i kësaj komune. /Telegrafi/

Exit mobile version