Site icon Telegrafi

Veç për qejf dogji flokët dhe publikoi videon në YouTube

Sikur kjo të mos mjaftonte, ky i ri emri i të cilit me sa duket është Shaun e forcoi zjarrin në flokë me prej, duke vallëzuar në të njëjtën kohë.

Pasi uli dhe rriti disa herë volumin e flakës në kokë, ai përfundoi shfaqjen e tij të vogël duke ndalë zjarrin me dorë. Shokët të cilët po e incizonin qeshnin gjatë tërë kohës duke u kënaqur me spektaklin.

Pasi pa filmin, anëtari i shërbimit kufitar të zjarrfikësve të krahinës Lothian David Lockhart u tmerrua dhe tha se nuk mund ta besojë që njerëzit bëjnë budallallëqe të tilla. “Çfarë legjende”, është njëri prej komenteve të postuara nga shikuesit në YouTube. /Telegrafi/
 

Exit mobile version