Telegrafi

I vë zjarrin mbeturinave në oborr, gjen vdekjen 64-vjeçarja

Një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e djegieve në trup.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku viktima u gjet pranë shtëpisë.

Xh. S ka qenë e vetme në shtëpi dhe duke djegur disa mbeturina jashtë saj, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën.

Shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë akti i ekspertimit, ndërsa ngjarja po hetohet si aksidentale.