Telegrafi

VdV: Të shtunën jam tifoz i Espanyolit

“Normalisht, ne jemi të fortë në shtëpi sepse i kemi fituar pothuajse të gjitha ndeshjet, ne kemi humbur vetëm ndaj Barcës. Ne nuk kemi frikë nga askush dhe aq më pak kur luajmë në Bernabeu. Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Valencias dhe duhet të luajmë mirë për të fituar. Valencia ka tri ose katër lojtarë të rrezikshëm në sulm, të cilët do ta komplikojnë ndeshjen”.

“Për ne është me rëndësi që Espanyoli të fitojë. Është derbi dhe këto janë ndeshje të veçanta. Nesër unë do të jem tifoz i Espanyolit. Në ndeshjen ndaj Barcelonës ne patëm tre ose katër raste shënimi dhe logjikisht kur nuk shënojmë ne pësojmë. Barca gjithnjë ka shumë raste dhe nuk i humb ato”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/