Telegrafi

VdV: E dua Realin, jo Ligën Premier

“Unë jam i përkushtuar që të qëndroj te Real Madridi. Unë dua të qëndroj këtu dhe të kem sukses te Reali. Është turp që shtypi anglez më keqinterpretoi. Ata shkruan gjëra të cilat thjeshtë nuk ishin të vërteta”, citohet të ketë thënë Van der Vaart për De Telegraaf.

Ky është një lajm i keq për Liverpoolin dhe Chelsean, të cilët kishin shpresuar se mund të bëjnë ndonjë ofertë për asin holandez. /Telegrafi/