Telegrafi

Vdiq pasi ia nxorën 16 dhëmbë përnjëherë (Video)

Një grua me gjendje të rrënduar shëndetësore, ka vdekur në parkingun e një ordinance stomatologjike, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

April Walters vuante nga një infeksion, si pasojë e të cilit është detyruar të nxjerrë 18 dhëmbë.

Por, dentistja Dr Rana Rabban ia ka nxjerrë vetëm 16, ndërsa dy të tjerë i ka lënë për një ditë tjetër, transmeton Telegrafi.

Gruaja 46-vjeçare, e cila ndihmohej nga gypat e oksigjenit, pasi ka hipur në veturë ka thënë se nuk ndjehet mirë dhe i ka mbyllur sytë.

Me gjithë përpjekjet e motrës së saj që ta shpëtojë, April ka qenë e vdekur.

Ajo vuante nga problemet me qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrje, kishte diabet dhe sëmundje të mushkërive, ndërsa nxjerrja e dhëmbëve njëherësh besohet se ka qenë e papërballueshme për të. /Telegrafi/