Shkrimtarja, e cila e kishte fituar çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1991, ka vdekur në gjumë në shtëpinë e saj në Johanesburg, njofton familja e saj përmes një komunikate.
Novelat e Gordimerit, në mesin e të cilave edhe “A Guest of Honor”, “The Conservationist” dhe punime të tjera janë publikuar në 40 gjuhë të botës.
Shumica e tregimeve të saj kanë qenë për dashuri, urrejtje dhe miqësi nën sistemin e apartaeidit.
"The Washington Post" e kishte cituar Gordimerin duke thënë se roli i saj si autore ka qenë thjeshtë “të shkruaj në mënyrën time me sinçeritetin më të madh”.