Telegrafi

Vdiq Mustafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës që dëshmoi kundër Millosheviqit

Ka ndërruar jetë sot i mbijetuari i Masakrës së Izbicës, Mustafë Dragaj.

Dragaj nga Leqina e Skenderajt, kishte dëshmuar në Hagë kundër kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale.

Draga ishte i mbijetuar i masakrës së Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta. /Telegrafi/