Telegrafi

Vdiq kapiteni i Espanyol Daniel Jarque

Thuhet se Jarque ka pësuar nga një arrest kardiak pak kohë pas stërvitjes që Espanyol është duke bërë para sezonit të ri në Itali, derisa ishte duke folur me të dashurën e tij në telefon.

Derisa ajo po tentonte të kontaktoj hotelin për t’i njoftuar se ai nuk po fliste më, miku i tij i dhomës Ferran Corominas ka alarmuar trajnerët se Jarque nuk kishte ardhur për darkë me pjesën e tjetër të ekipit.

Pasi që kishin arritur në dhomë, mjekët e klubit si dhe ekipi i ndihmës së parë kishin tentuar ta ringjallin 26-vjeçarin, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta bëj këtë.

"Tragjedia e ka goditur Espanyolin dhe familjen e Dani Jarque sonte. Lojtari ka vdekur nga një sulm në zemër", ka thënë një deklaratë e lëshuar nga klubi.

Lajmi tragjik vjen vetëm një muaj pasi që lojtari, i cili kishte kaluar tërë karrierën e tij profesionale në klub, ishte caktuar si kapiten i ekipit.