Klubi spanjoll Real Madrid është njoftuar se një legjendë e klubit ka ndërruar jetë.
Fjala është për ish-futbollistin Raymond Kopa i cili ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Francezi ka qenë edhe njëherë fitues i ‘Topit të Artë’, duke e fituar atë në vitin 1958.
Kopa ka fituar edhe tri kupa të Evropës me gjigantin spanjoll, ndërsa ai ka qenë edhe reprezentues i Kombëtares së Francës. /Telegrafi/