Telegrafi

I vdiq gruaja, ikona braktis muzikën?

Sir Tom Jones duket se do t’i japë fund karrierës muzikore për shkak të vdekjes së gruas së tij, Linda, me të cilën ka qenë i martuar për afro 60 vite.

Gruaja e legjendës së muzikës ndërroi jetë në fundjavën që lamë pas si pasojë e kancerit. Se sa e ka dashur Jones tregon fakti se në një intervistë të mëhershme kishte thënë se nuk do të mund të këndojë pa të.

“Nuk ka qenë mirë dhe nuk e kemi ditur nëse do të shpëtojë. Atëherë i thash djalit se nëse ajo vdes, nuk e di nëse do të dua më të këndoj”, kishte thënë 75-vjeçari në një emision në vitin e kaluar.

Këngëtari i ka qëndruar pranë gruas së tij, e cila vdiq të dielën në një spital në Los Angeles.

Ata dy janë njohur që nga fëmijëria, ndërsa janë martuar në vitin 1957. /Telegrafi/