Telegrafi

Vdiq Edmund Hillary, njeriu i parë që u ngjit në Everest

Kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, e njoftoi lajmin për vdekjen e tij. Clark e quajti zotin Hillaryn, “neozelandezin më të famshëm që ka jetuar ndonjëherë” dhe tha se vdekja e tij është një humbje e thellë për vendin.

Hillary e konsideronte veten një person të zakonshëm me pak aftësi, por të tjerët i vlerësonin arritjet e tij të jashtëzakonshme. Mbretëresha Elizabeth e Britanisë i dha atij titullin e kalorësit në një nga aktet e para të saj si monarke, në vitin 1953.

Hillary përshkoi Polin e Jugut dhe udhëtoi përgjatë Lumit Ganges me një barkë. Por bletari modest iu përkushtua gjithashtu edhe bamirësisë, veçanërisht në mbështetje të komuniteteve Sherpa në Nepal, vend i Himalajave që i dha famën. /VoA/