Erasmo Vidal, babai i ish-yllit të Juventusit, Barcelonës, Bayern Munichut dhe Interit, Arturo Vidal, vdiq të martën në mëngjes në qendrën e kuajve “Club Hípico de Santiago” në kryeqytetin e Kilit.
Sipas informacioneve fillestare, arresti kardiak për shkak të shokut hipovolemik ka shkaktuar vdekjen.
Ekipi mjekësor që mbërriti pas thirrjes së urgjencës nuk mundi ta shpëtonte dhe përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme.
Arturo Vidal, gjatë verës u transferua nga Interi te Flamengo e divizionit të parë brazilian, vendosi të qëndrojë me klubin e tij në Sao Paulo, ku do të luajë një ndeshje kundër Corinthians të mërkurën në mbrëmje.
Mediat shkruajnë se marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë edhe pse Arturo Vidal është i lidhur me qendrën e kuajve, ku ka disa kuaj, ku punonte i ati.
Kjo ishte në fakt e vetmja lidhje mes të dyve, sepse Erasmus u largua nga familja kur Arturo i vogël ishte vetëm pesë vjeç./Telegrafi/