Ka vdekur Joe Bryant, babai i Kobe Bryant dhe ish-basketbollisti i NBA.
Ai vdiq në moshën 70-vjeçare. Joe Bryant njihej me pseudonimin Jellybean ose thjesht Bean. Së fundmi ai pësoi një goditje të rëndë dhe si pasojë e saj edhe ndërroi jetë.
Joe Bryant vdiq katër vjet e gjysmë pas vdekjes tragjike të djalit të tij Kobe dhe mbesës Gigi.
Joe Bryant, former NBA player and father of Kobe Bryant, has passed away at the age of 69, per @PhillyInquirer pic.twitter.com/shNzzUg9JO
— NBACentral (@TheDunkCentral) July 16, 2024
Bryant Sr. ishte një lojtar i fortë NBA. Ai u bë pjesë e ligës më të fort të basketbollit në botë me zgjedhjen e katërmbëdhjetë në 1975. Klubi i tij i parë ishte Golden State. Ai kaloi gjithsej tetë sezone në NBA duke luajtur për Philadelphia, San Diego Clippers dhe Houston Rockets.
Suksesi i tij më i madh ishte finalja e NBA me Filadelfia në 1977. Ai luajti në krah. Pas kësaj, ai u transferua në Evropë dhe luajti për disa klube në Itali.
Never forget when he dunked on Kareem! Rest in Peace Joe “JellyBean” Bryant pic.twitter.com/2bYj8dDofD
— Jeremy Kamali (@jeremykamali) July 16, 2024
Transferimi i tij në Itali pati një ndikim të madh tek i vogli i atëhershëm Kobe Bryant, i cili mësoi gjuhën italiane, njohu kulturën dhe futbollin vendas, për të cilin ai tha se ishte sporti i tij i dytë pas basketbollit.
Pas përfundimit të karrierës së tij të lojës, Joe Bryant u bë trajner dhe arritja e tij më e madhe ishte drejtimi i ekipit WNBA Los Angeles Sparks. /Telegrafi/