Tre foshnje të porsalindura në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë ndërruar jetë, disa orë pasi kanë lindur.
Telegrafi Maqedoni merr vesh se bëhet fjalë për foshnje me prindër nga rrethina e Tetovës.
Është tentuar kontakti me drejtoreshën e Klinikës Gjinekologjike në Shkup për arsyet e vdekjes por ende nuk ka përgjigje nga drejtoresha Dr.Viktoria Jovanovska. /Telegrafi/