Telegrafi

Vdesin nga COVID-19 nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit

Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Arifi nga Zhegra, pasi nëna Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19.

Haziri ka thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të vaksinohen kundër këtij virusi.

“Sonte kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e birë, Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Haziri.

Aktualisht janë diku 900 raste aktive me Covid-19 në Gjilan.

Deri më tani në Gjilan nga ky virus kanë vdekur 180 persona./Telegrafi/