Site icon Telegrafi

Vdesin në Shqipëri tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri, duke ngushëlluar familjen Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve, ka kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të ndriçohen rrethanat e vdekjes së tre familjarëve.

Lexo po ashtu Tragjedia e familjes tre anëtarëshe nga Gjilani në Shqipëri

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndryshe, sipas raportimeve të medias lokale Mediafokus, dyshimet e para janë që nëna dhe djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim./Telegrafi/

Exit mobile version