Site icon Telegrafi

Vdesin edhe dy persona me COVID-19, shkon në 114 numri i përgjithshëm në Kosovë

Foto: Arkiv

Gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë vdekur dy pacientë me coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur,  drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.

Ai ka thënë se dy pacientët, njëri i lindur më 1944 dhe tjetri 1966, prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi.

Numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 114.

Ndërkaq, ka shkuar në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24-orët e fundit:

Komuna e Prishtinës 63 raste;

Komuna e Gjakovës 12 raste;

Komuna e Drenasit 6 raste;

Komuna e Fushë Kosovës 5 raste;

Komuna e Pejës 5 raste;

Komuna e Podujevës 5 raste;

Komuna e Skenderajt 3 raste;

Komuna e Ferizajt 2 raste;

Komuna e Deçanit 2 raste;

Komuna e Gjilanit 2 raste;

Komuna e Istogut 2 raste;

Komuna e Kaçanikut 2 raste;

Komuna e Lipjanit 2 raste;

Komuna e Vushtrrisë 2 raste;

Komuna e Obiliqit 2 raste, dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec. /Telegrafi/

Exit mobile version