Pas një aksidenti në orët e para të mëngjesit në magjistralen Gjakovë-Prizren, konkretisht në fshatin Rugovë, kanë humbur jetën dy persona.
Komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj, bën të ditur se njëri nga viktimat është 20 vjeç e tjetri 27 vjeç.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut. Ndërkohë vazhdimisht bëhet apel kujdes në komunkacion. /Gazeta Express/