Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë.
Sipas njoftimit, në këtë spital, 4 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 7 pacientë janë liruar për në shtëpi, përcjell Telegrafi.
47 pacientë të hospitalizuar janë duke u trajtuar për COVID-19, prej tyre 16 janë të konfirmuar pozitiv me virus.
Ndërsa, 24 pacientë janë me oksigjenoterapi. /Telegrafi/