Telegrafi

Vdesin 11 palestinezë në rripin e Gazës

Janë vrarë dy pjesëtarë të Hamasit, dhe pesë palestinezë tjerë janë plagosur në sulmin e forcave ajrore izraelite afër lagjes Beit Hanun. Pesë pjesëtarë të Ushtrisë Islamike kanë gjetur vdekjen kur nga ajri është hedhur një raketë në makinën e tyre në Gazë.

Ushtria izraelite ka njoftuar që shënjestër e sulmit kanë qenë ekstremistët dhe raketat e gatshme për të tu lansuar në Izrael.