Site icon Telegrafi

Vdes zëdhënësi i Komunës së Klinës, ishte duke luajtur futboll

Zëdhënësi i komunës së Klinës, Agron Gashi ka vdekur sot në orët e pasdites.

Mësohet se vdekja e tij ishte e papritur. Gashi nuk ishte ndjerë mirë gjatë një loje futbolli dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Familjare të Klinës.

Pasi kishte marrë trajtimin fillestar, ai ishte nisur për në Spitalin e Pejës, por ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spital.

Shkaktari i saktë i vdekjes nuk dihet pasi ende nuk e ka thënë fjalën e vet Mjekësia Ligjore.

Vdekja e Gashit është konfirmuar edhe nga pjesëtarë të Policisë, ndërkohë që edhe i biri i tij, Arbri e ka dhënë kumtin në profilin e tij në rrjetin social.

Agron Gashi një kohë të gjatë ka punuar si korrespodent i Kohës Ditore për komunën e Klinës.

Exit mobile version