Telegrafi

Vdes ylli i pop muzikës, George Michael

Ikona e muzikës pop, Geroge Michael, ka ndërruar jetë të dielën mbrëma në moshën 53 vjeçare.

Një zëdhënës i këngëtarit ka konfirmuar për BBC-në se Michael ndërroi jetë në shtëpinë e tij paqësisht.

Këngëtari britanik u bë i njohur në vitin 1980 me bgendin e tij Wham, para se të krijonte karrierën individuale me hite si “Careless Whisper” dhe “Faith”.

Në nëntor, Michael bëri përpjekjet e fundit për përfundimin e dokumentarit “Freedom”, i cili do të lansohet në mars të vitit 2017. /Telegrafi/