Telegrafi

Vdes ylli i “Little Miss Sunshine”, Alan Arkin

Foto: Getty Images

Alan Arkin, aktori fitues i çmimit “Oscar” dhe “Tony”, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua për revistën People nga djemtë e tij Adam, Matthew dhe Anthony, të cilët së bashku dhanë një deklaratë në emër të familjes.

“Babai ynë ishte një forcë unike e talentuar, si artist dhe njeri. Një bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh i dashur, do të mungojë shumë”.

Foto: Shutterstock

Aktori së fundmi luajti së bashku me Michael Douglas në serialin e Netflix “The Kominsky Method”, i cili fitoi nominime për “Emmy” në 2019 dhe 2020 dhe nominime për “Golden Globe” dhe “Screen Actors Guild” në 2020 dhe 2021.

Ndërsa karriera e tij zgjati gjashtë dekada, Arkin ishte ndoshta më i njohur për rolin e Edwin Hoover në filmin e vitit 2006, “Little Miss Sunshine”.

Foto: Film Magic

Ai luajti në film së bashku me Greg Kinnear, Steve Carrell, Toni Collette, Paul Dano dhe Abigail Breslin.

Radha e tij në dramën politike të vitit 2012 të drejtuar nga Ben Affleck “Argo” i dha atij nominimin e katërt për “Oscar”.

I lindur në Brooklyn më 26 mars 1934, familja e Arkin u zhvendos në Los Angeles kur ai ishte 12 vjeç.

Foto: Getty Images

Ai shpesh thoshte se dëshironte të bëhej aktor kur ishte vetëm pesë vjeç.

Arkin ka lënë pas gruan Suzanne Newlander Arkin, me të cilën u martua në 1999. /Telegrafi/

Foto: Getty Images