Site icon Telegrafi

Vdes ylli i kinematografisë indiane

Aktori veteran indian Om Puri, njëherësh ylli i ‘British hit East is East’ ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare, i tha BBC-së një anëtar i familjes.

Puri pësoi një sulm në zemër në rezidencën në Mumbai mëngjesin e së premtes.

Om Puri, ishte i njohur për performancat e tij në një numër të filmave historikë indian në vitin 1980.

Ai gjithashtu u shfaq edhe në disa filma britanikë, duke përfshirë edhe epikun nga Richard Attenborough mbi Mahatma Gandhin.

Puri ishte një aktor i gjithanshëm dhe ishte i njohur për rolet e tij në filmat indian, pakistanez, britanikë dhe të Hollivudit. Atij iu dha çmimi OBE për kontributin e tij në industrinë e filmit në vitin 2004 në Britani.

Exit mobile version