Aktori Gorden Kaye ka ndërruar jetë në moshë 75 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për BBC, ish-përfaqësuesi i tij.
I njohur më së shumti për rolin e tij në serinë komike, “’Allo ‘Allo!”, ai ka vdekur në një shtëpi pleqsh.
Në serialin e njohur, Kaye ka luajtur rolin e pronarit të kafenesë në të gjitha 84 episodet.
Njëherësh, ai e ka luajtur rolin e Rene në 1.200 paraqitje skenike të shfaqjes së bazuar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, në Francën e okupuar nga Gjermania.
Aktori u rikthye në rolin e Rene në një episod të vetëm televiziv të “’Allo ‘Allo!” në vitin 2007.
Roli i fundit i Gorden ishte në serialin e BBC, “Revolver”, në vitin 2004. /Telegrafi/