Telegrafi

Vdes vokalistja e grupit Cranberries, Dolores O’Riordan

Ka ndërruar jetë vokalistja e grupit Cranberries, Dolore O’Riordan. 

Shkaku i vdekjes i 46 vjeçares nuk është bërë akoma i ditur.

“Këngëtarja irlandeze Dolores O’Riordan ka vdekur papritmas në Londër”, tha një përfaqësues i këngëtares për The Limerick Leader.

The Cranberries njihen për hitet e tyre si “Zombie” dhe “Animal Instinct”.

Dolores Mary Eileen O’riordan ishte muziciente dhe këngëtare irlandeze. Ajo për 13 vjet ishte lidere e grupit The Cranberriers.

Grupi ka edituar plot 10 albume të cilat kanë nxjerrë hite të shumta. /Telegrafi/