Site icon Telegrafi

Vdes veterani i UÇK-së Sadik Makolli

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërrur jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sadik Makolli.

Lajmin e ka dhënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku përmes një njoftimi në Facebook.

Sadik Makolli, ka qenë veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves dhe kryetar i degës së OVL UÇK-së në Artanë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli. Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, më herët në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe anëtar i Këshillit Drejtues në qendër.I qoftë i lehtë dheu mbi varr!”, ka shkruar Klinaku.

Exit mobile version