Lajmi i trishtë është dhënë nga familjarët e tij në rrjete sociale
Veprimtari Prof.Ramadan Seferaj (1939-2024), një jetë i ka kushtuar edukimit të brezave të ri, si mësues, profesor e pedagog në Universitetin e Prishtinës.
Ai ishte dhe bartës i proceseve më të rëndësishme të vendit tonë, që nga lufta për liri, çlirimi e deri te pavarësia.
Prof.Seferaj ka lënë pas një trashëgimi të pasur arsimore dhe kontributi të vyer si veprimtar i devotshëm.
Lajmi për vdekjen e tij pikëlloi njerëzit që e njihnin, por edhe gjithë komunitetin.
Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Drenas në ora 13-të. /Telegrafi/