Site icon Telegrafi

Vdes vajza, fotografia e të cilës tronditi botën

Fotografia e 7 vjeçares, Amal Hussein, e u publikua në “New York Times” ka tronditur botën dhe është bërë simbol i konfliktit të gjatë në Jemen.

Mediat njoftojnë se e vogla Amal Hussein ka humbur betejën e saj me jetën.

7 vjeçarja ishte duke vuajtur nga kequshqyerja e rëndë akute.

Nëna e Husseinit, Mariam Ali, tha se zemra e saj ishte “e thyer”.

Amal bëhet me dije se ka ndërruar jetë më 26 tetor.

Fotografia e realizuar nga gazetari Tyler Hicks, fitues i çmimit Pulitzer, shfaq vajzën të shtrirë në një klinikë të UNICEF-it në Aslam të Jemenit, e ku i shihen të gjitha kockat trupore.

Konflikti tre vjeçar midis koalicionit të udhëhequr nga Sauditët dhe Irani ka shkatërruar Jemenin dhe thuhet se janë vrarë të paktën 10,000 njerëz, përcjell Telegrafi

Exit mobile version