Site icon Telegrafi

Vdes vajza 21 vjeçare nga helmimi me monoksid karboni

Ka vdekur 21 vjecarja, kurse motra e saj 22 vjeçare shërohet në klinikat e Shkupit pasi janë helmuar me monoksid karboni në hapësirat ku flenin në fshatin Reka e Poshtme-Skudrinjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të para të policisë, ngjarjen e kanë paraqitur mbrëmë, çka më pas ekipi i krim policisë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimin e rastit.

Dy motrat kanë fjetur në dhomën ndihmëse në shtëpinë familjare, të cilat janë ngrohur me koftor me dru. Prindërit dyshojnë se vajzat nuk janë zgjuar dhe janë lënë në dhomë, por ato duke mos qenë në dijeni. Së shpejti u është ofruar ndihmë në qendrën mjekësore në Rostushë, dhe prej atje janë dërguar në Gostivar, por më e vogla E.M. ka vdekur. Për 22 vjeçaren R.M. mjekët arritën ta trajtojnë në kohë.

Si erdhi deri te helmimi dhe cilët janë arsyet për ngjarjen tragjike, do të përcaktohet nga hetimi që e udhëheq Prokuroria nga Zyra e Gostivarit.

Nga shkaqe ende të panjohura deri te helmimi me gaz helmues, ndoshta është monoksidi i karbonit. /Telegrafi/

Exit mobile version