Site icon Telegrafi

Vdes turistja boshnjake në plazhin e Durrësit

Një 60 vjeçare nga Bosnje Hercegovina ka humbur jetën pasditen e së hënës në plazhin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasja S. V., 60 vjeçe, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:20, në lagjen nr.13, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave.

Exit mobile version