Site icon Telegrafi

Vdes trajneri i mirënjohur mitrovicas Ahmet Behrami

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 62 vjeçare ka vdekur Ahmet Behrami, trajneri shumëvjeçar i klubit të basketbollit Trepça.

Behrami me Trepçën e ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës menjëherë pas luftës.

Behrami është shpallur kampion i Kosovës me Trepçën edhe në edicionin 2000/01, ndërsa në përbërje ka pasur emra të shquar si Besim Braha, Naim Hajrizi, Artan Mehmeti, Eroll Pepiqi, Fikret Hanxhiq, Admir Sejdiu, Ardian Behrami e të tjerë.

Përveç Trepçës, Behrami e ka udhëhequr edhe ekipin e Kastriotit të Ferizajt, me të cilin e ka fituar Ligën e Kosovës më 2003/04, kur skuadrat më të mira të Kosovës luanin në Ligën Profesionale LPBK.

Varrrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Suhodoll në Mitrovicë.

Exit mobile version