Lundruesja tuniziane Eya Guezguez vdiq tragjikisht teksa stërvitej në det me motrën e saj binjake Sarra të dielën.
17-vjeçarja, e cila garoi në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në moshën 16-vjeçare, ndërroi jetë pas një aksidenti ku anija u përmbys për shkak të erës.
Motra e saj, e cila konkurroi së bashku me të në turneun e lundrimit në Lojërat Tokio 2020 verën e kaluar, i mbijetoi fundosjes tragjike.
Motrat Guezguez përfunduan në vendin e 21-të në garën 49er FX, por kishin shpresa të mëdha për të konkurruar në Lojërat Olimpike të ardhshme dhe për të përmirësuar performancën e tyre debutuese pasi mbërritën në Tokio si atletet më të reja të kombit të tyre.
Vdekja e saj u raportua fillimisht nga gazetari tunizian Souhail Khmira, i cili shkroi në Twitter: “Eya Guezguez, tuniziania olimpike e Ëindsurfer, ka ndërruar jetë sot pas një aksidenti në stërvitje. U prehtë në paqe”.
Eya Guezguez, 16, Tunisian Olympic Windsurfer, has passed away today after an accident at practice.
Eya, along with her twin, Sarra, were the Youngest female athletes at the #Tokyo2020 Olympics…
May she Rest In Peace 😔 pic.twitter.com/Pvt6lGEscq— Souhail Khmira (@SKhmira) April 10, 2022
Nderim për lundruesen e re ka bërë edhe faqja zyrtare në Twitter e ETTACHKILA, duke thënë: “Kampionja jonë e lundrimit, Eya Guezguez vdiq sot pas një aksidenti gjatë stërvitjes për kombëtaren”.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve të saj”.
Krijuesi i La Pelota, Zied Jendoubi, shkroi: ‘Eya Guezguez, vdiq pas një aksidenti gjatë stërvitjes për ekipin kombëtar të lundrimit”. /Telegrafi/
⚫️
Âgée à peine de 16 ans, notre championne de voile Eya Guezguez est décédée aujourd’hui suite à un accident lors l'entraînement de l'équipe nationale.
Nous présentons toutes nos condoléances pour sa famille et ses proches.
Paix à son âme. Allah Yarhamha pic.twitter.com/OdOYBwUI6Z— ETTACHKILA (@EttachkilaTN) April 10, 2022