60 vjeçari tetovar para 10 ditëve ka vdekur nga malaria e Klinikës për sëmundje infektive. Së pari janë trajtuar në spitalet lokale, por për shkak të formës së vështirë të infektimit urgjentisht është transferuar në Shkup. Vetëm katër orë në repartin e sëmundjeve infektive ka vdekur. Ky është rasti i parë i regjistruar për këtë vit. Tetovari fillimisht është sëmurë gjatë qëndrimit të tij në vendet afrikane, thotë Gordana Kuzmanovska, shefe e epidemisë në Institutin për shëndet publik, pëpërcjell Telegrafi Maqedoni.
Instituti ka regjistruar edhe dy raste tjera me sëmundjen e malarjes te të rinjtë shkupjanë të cilët kanë përfunduar në Qendrën klinike në Beograd për shërim. Edhe këta të dy kanë qenë në Gana, ku në të njëjtën kohë janë sëmurë. Te njëri malarja i është rikthyer, pasi verën e kaluar në Afrikë është shëruar nga kjo sëmundje tropikale. /Telegrafi/