Telegrafi

Vdes spiunja sovjetike që dyshohet se ndaloi një komplot nazist për të vrarë Stalinin

Goar Vartanyan, një spiune sovjetike ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Zyrtarët e inteligjencës ruse konfirmuan vdekjen e Goar Vartanyan, spiunja që dyshohet se ndaloi një komplot nazist për të vrarë Joseph Stalin, Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Goar dhe burri i saj Gevork Vartanyan kishin një “ndikim të jashtëzakonshëm” në jetën e agjentëve të inteligjencës dhe njerëzve të thjeshtë, tha Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR) në një deklaratë.

Kreu i agjencisë Sergej Naryshkin vlerësoi Goar Vartanyan si “një shembull të shërbimit të përzemërt për atdheun”.

“Ne nuk do ta harrojmë atë që ka bërë kjo grua e fortë, e guximshme dhe vetëmohuese, në inteligjencën e fshehtë”, shkroi ai në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të SVR. /Telegrafi/