Në rrethana dhe shkaqe të panjohura deri më tani dje rreth orë 18:30 në spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë e cila e kishte të caktuar të lind dje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Radio ‘Bum’, radio lokale nga Kumanova informon se shtatzëna ishte nga Kriva Pallanka dhe përshkak kushteve më të mira ajo kishte vendosur të lind në Kumanovë.
Nga spitali i Kumanovës ende nuk kanë informacione të sakta për të krijuar qëndrim rreth këtij rasti. Pas obduksioni ata do të dalin me qëndrim./Telegrafi/