Telegrafi

Vdes shqiptari i parë në Amerikë nga coronavirusi

Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani i parë që ka humbur jetën nga koronavisuri në SHBA.

Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë, kurse tetorin e vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.

Ky shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes në komunitetin shqiptar, por edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.

Përveç familjarëve dhe miqve, vdekja e tij ka pikë lluar edhe komunitetin e shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.

Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.

Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York. /Illyria/