Site icon Telegrafi

Vdes shoferi i njërës nga veturat e aksidentuara në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) i Shkupit, njofton se ka vdekur shoferi i njërës nga veturat e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur herët në mëngjes në urën ”Goce Dellçev” në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Policisë, në këtë aksident fillimisht ka ardhur deri te përplasja e veturës ”Fiat Punto” dhe ”Cotroën”, që më pastaj vetura ”Fiat Punto” të godasë gardhin anësorë të urës. Ekipet e zjarrfikësve e kanë tërhequr shoferin nga vetura, ndërkaq ndihma e shpejtë është munduar që t’ia jepë ndihmën adekuate mjekësore.

Policia nuk e ka publikuar identitetin e viktimës, kurse detaje shtesë do të jepen më vonë./Telegrafi/

Exit mobile version