Një pushues nga Shkupi ka gjetur vdekjen në Durrës, teksa është mbytur duke u larë në det. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë sekotirt “Hekurudha” në plazh të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është parë nga të tjerë pushues, të cilët njoftuan policinë.
Viktima është identifikuar nga policia si shtetasi me iniciale S.Sh. rreth 65 vjeç.
Efektivët e policisë, sqarojnë se në trupin ne 65 vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, duke dyshuar që shkak për vdekjen është mbytja në det. Përgjatë këtij sezonituristik në plazhet e Durrësit kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes katër pushues. /Telegrafi/