Site icon Telegrafi

Vdes shkrimtari polak Janusz Glowacki

Dramaturgu dhe skenaristi i njohur polak, Janusz Głowacki, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur sot nga bashkëshortja e tij, aktorja Olena Leonenko. Ajo nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes.

Glowacki ishte i njohur për dramat “Antigona në Nju Jork” dhe “Motra e katërt”. Ishte fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Exit mobile version