Shkrimtari sllovak Pavel Vilikovsky, vdiq dje në moshën 78-vjeçare, bëri sot të ditur botuesi i tij francez.
I lindur në qershor 1941, Vilikovsky është konsideruar si shkrimtari më i madh kontemporan dhe si mjeshtër i ironisë.
Si admirues i shpallur i Thomas Bernhardit, i përket një gjenerate intelektualësh që hyri në skenën e letërsisë gjatë viteve ‘60 të shekullit të kaluar, duke e ndryshuar në mënyrë radikale prozën dhe poezinë sllovake.
Ai ishte i vetmi autor që kishte fituar dy herë çmimin prestigjioz të letërsisë sllovake, “Anasoft Litera”.