Site icon Telegrafi

Vdes shkrimtari i njohur amerikan John Updike

Updike ishte autor i më shumë se 50 librave, si romane, tregime dhe poezi. Gjatë gjithë karrierës së tij të shquar, ai fitoi pothuajse çdo çmim letrar, duke përfshirë dy Pulitzer dhe dy Çmime Kombëtare të Librit.

Updike njihej për përshkrimet mjaft të realizuara të personazheve fiktivë si dhe për humorin e hidhur kur shkruante për seksin, divorcin dhe jetën amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.

Atij iu dha çmimi Pulitzer për romanet "Rabbit is Rich" (Lepuri është i pasur) dhe "Rabbit at Rest" (Lepuri në prehje).

Updike ka komentuar edhe për veprat e shkrimtarit Ismail Kadare. Në një artikull botuar në gazetën “New York Times”, ai e ka quajtur romanin "Kronikë në Gur" fund e krye magjepsës, të sofistikuar dhe të përkryer në prozën e tij poetike dhe në shkathtësinë e të rrëfyerit…”

Updike jetonte me gruan e tij në shtetin verilindor Masaçusets. /VoA/

Exit mobile version