Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i famshëm shqiptar, Shinasi Berisha.
Ky i fundit kohët e fundit ka luftuar me sëmundjen e “Parkinsonit” derisa në orët e para të 10 prillit ka ndërruar jetë.
Duhet theksuar se ai ishte gjyqtari i parë i Federatës Botërore të Futbollit nga Kosova duke drejtuar shumë ndeshje ndërkombëtare.
Theksojmë se i ndjeri për disa vite ka punuar edhe si analistë i rasteve të kontestuara në futbollin kosovar dhe ndërkomëtar.
Berisha pritet të varroset sot derisa detajet e ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura me kohë.
Ndryshe, ai është edhe baba i aktorit dhe regjisorit prishtinas, Fatos Berisha, i cili është një ndër themeluesit e festivalit të filmit “Pri Film Fest”. /Telegrafi/