Site icon Telegrafi

Vdes sepse nuk pranon të shkojë në rëntgenin e kopshtit zoologjik

Ata i kishin thënë atij, se duhej të shkonte të bënte rëntgen – mirëpo, pasi ai kishte 230 kg peshë, mjekët i kishin thënë se ai nuk mund të fotografohej në rëntgenin e spitalit, por duhet të shkonte në atë të kopshtit zoologjik.

Madje, edhe në raportin e spitalit shkruan se ai duhej të kërkonte ndihmë nga kopshti zoologjik Hagenbeck – ka thënë për mediat gjermane bashkëshortja e tij e shokuar, Petra.

Fatkeqësisht, bashkëshorti i saj nuk kishte pranuar të shkonte në kopsht zoologjik, dhe vetëm pas 13 ditësh kishte vdekur. Ndërsa, ende nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij.

Zëdhënësja e spitalit, Christine Jähn ka thënë se i vjen shumë keq që pacienti e kishte kuptuar gabimisht porosinë – dhe pse i është dukur nënçmim të shkonte në një institucion veterinar.

Megjithatë, ajo ka thënë se edhe njerëzit e plotë kanë të drejtë të mjekohen, mirëpo ka shtuar se aparatura që kishin në spital, mund të përballonte më së shumti 200 kg. /Telegrafi/

Exit mobile version