Telegrafi

Vdes reperi Mac Miller

Ka ndërruar jetë reperi Mac Miller në moshën 26 vjeçare.

Shkak i vdekjes së tij besohet se ka qenë mbidoza me narkotikë.

Burime kanë thënë për TMZ se reperi i certifikuar Platinum për hitet e tij ishte gjetur pasditen e të premtës në San Fernando në shtëpinë e tij.

Autoritetet u njoftuan nga nja burrë i cili bëri telefonatën emergjente nga shtëpia e Mac Miller.

Miller kishte folur hapur për betejën e tij me substancat narkotike përgjatë viteve të ndryshme.

Miqt e reperit menjëherë në Twitter kanë kujtuar atë dhe kanë ngushëlluar fansat dhe familjen.

/Telegrafi/