Site icon Telegrafi

Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar zyrtarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bëhet me dije se Berisha ka ndërruar jetë në objektin e MKRS-së. Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.

Foto: Burbuqe Berisha/Instagram

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Ajo njashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB. /Telegrafi/

Exit mobile version