Richard Donner, një regjisor dhe producent i Hollywoodit, i njohur për filmat e tij si “The Goonies”, “Leathon Weapon” dhe “Superman”, ka vdekur.
Ai ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij në një deklaratë dhënë për Fox News, duke shtuar se ai vdiq të hënën.
Një shkak i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur akoma.
Lindur si Richard Donald Schëartzberg në Bronx, Richard është i diplomuar në biznes dhe teatër.
Ai nisi karrierën si aktor, por arriti të rikthehet në një nga regjisorët më të popullarizuar pasi krijoi filmat “Ëanted: Dead or Alive”, “The Tëilight Zone”, “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “The Fugitive”.
Sa i përket jetës private, Donner ka qenë prej vitesh i martuar me Lauren Shuler.
Një nga pikat kryesore të karrierës së ndritshme përfshinte serialin “Leather Weapon” në 1987, ku luante Mel Gibson dhe Danny Glover.
Ylli amerikan ka lënë pas bashkëshorten Shuler Donner. /Telegrafi/