Site icon Telegrafi

Vdes regjisori, John Singleton

Regjisori i nominuar për Oscar, John Singleton – i njohur për filma duke përfshirë “Boyz N The Hood” dhe rreth detektivit Shaft – ka vdekur në moshën 51-vjeçare.

Një deklaratë e familjes konfirmoi se regjisori me ndikim ka vdekur menjëherë pas largimit të aparateve mjekësore që e mbanin në jetë.

Singleton kishte qenë në kujdes intensiv pas një goditje në tru dhe ishte mbajtur në jetë në saje të aparateve.

I lindur në Los Angeles, Singleton u konsiderua një udhëtar për regjisorët afrikano-amerikan në e 90-ta të shekullit të kaluar.

Në vitin 1992, ai u bë regjisori i parë afrikano-amerikan që u nominua për Oscar në saje të filmit – Boyz N The Hood.

Ai mori një nominim të dytë për skenarin më të mirë origjinal për filmin, por asnjëherë nuk e fitoi këtë çmim prestigjioz të industrisë së filmave. /Telegrafi/

Exit mobile version