Site icon Telegrafi

Vdes regjisori Gjergj Xhuvani

Gjergj Xhuvani

Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Xhuvani vdiq në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Regjisori vdiq pas një ataku kardiak në një spital të Romës. Në Itali ai kishte shkuar edhe për të xhiruar një film të ri, por nuk arriti ta përmbyllte këtë projekt.

Xhuvani do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë, “Bardhë e zi”. “E diela e fundit” (1993), “Një ditë nga një jetë” (1994), “Dashuria e fundit” (1995), “Parullat” (2001), “I dashur armik” (2004), “Lindje, perëndim, lindje” (2008)…

Exit mobile version